Një lajm i mirë ka ardhur nga Spanja, pasi Kedi Bare duket se i ka dhënë fund situatës me dëmtimin që e la jashtë fushave të lojës për thuajse një muaj.
Futbollisti është kthyer titullar sot në radhët e Espanjol dhe ka ndihmuar ekipin e tij të marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe historike ndaj Granada.
Skuadra e Bares shënoi dy gola që në pjesën e parë të ndeshjes, me anë të Pedrosa dhe De Tomas dhe më pas evitoi rreziqet në portën e vet deri në fund të sfidës.
Kështu, siguroi që dueli të mbyllej me suksesin 2-0 që e ngjit në klasifikim dhe e largon nga zona e rrezikut.
Për Espanjol ishte një duel historik, për faktin e thjeshtë se për herë të parë që nga sezoni 1995-1996, e pa veten në renditje për një orë sipër Barcelonës në klasifikimin e kampionatit.