Freiburgu pas një serie fantastike, 6 fitore e 4 barazime, më në fund mposhtet në Munih.
Bayerni nga Munihu arkëton tre pikë domethënëse.
Bavarezët nuk lejojnë befasi në stadiumin “Allinz – Arena”, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Freiburgun, në takimin e javës së 11-të të Bundesliga I.
Bayerni regjistron fitoren e 9-të nga 11 ndeshja, ka vetëm një barazim e një humbje.
Gola u realizuan nga Goretzka (30') e Lewandowski (75'). Haberer shënoi (90+1') për Freiburgun.
Futbollisti Robert Lewandowski prin me 13 gola në renditjen e shënuesve apo ka 4 më shumë se Haalandi.
Bayerni kryeson me 28 pikë, ndërsa Freiburg është në pozitëln e tretë me 22 sosh.