Barcelona mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Celta Vigos

Futboll

Barcelona mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Celta Vigos

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 17:31
Foto

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Celta Vigos dhe Barcelonës, ku pas 45’ minutave lojë të zhvilluar skuadra mysafire gjen vetën në epërsi prej tre golave.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi tinejxheri Ansu Fati, i cili shënon për 1:0 në minutën e 5’ të ndeshjes.

Mesfushori veteran Sergio Busquets e dyfishoi rezultatin për Barcelonën në 2:0, përmes golit të tij në minutën e 18’.

Rezultatin në 3:0 e thelloi sulmuesi holandez Memphis Depay, i cili pas një asistimi të mbrojtësit Jordi Alba shënon gol në minutën e 34’.

Rezultati i pjesës së parë është 3:0 në favor të Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat