Manchester City i jep një tjetër leksion United-it në derbin e qytetit, duke e mposhtur 0-2 në “Old Trafford”, ndërsa në përfundim të ndeshjes, trajneri Pep Guardiola shpjegoi edhe strategjinë që dërgoi “citizens” te fitorja.
“E dinim që do të ishte e vështirë, po t’u linim topin të niseshin, ndaj kishim përgatitur ndeshjen për të qarkulluar topin sa më shumë dhe sa më shpejt,
E vetmja mënyrë për të mos rrezikuar ndaj tyre, është të mos i lësh të prekin topin dhe ne sot ia dolëm më së miri. Mund të shënonim më shumë, por gjithsesi jam i kënaqur me atë që bëmë në fushën e lojës”, tha trajneri Pep Guardiola.
Me këtë fitore, Manchester City ruan pozitat si një nga skuadrat që do të garojë deri në fund për titullin kampion, ndërsa Manchester United mbetet 8 pikë larg kreut, distancë që mund të bëhet 11, nëse Chelsea fiton ndeshjen e tij këtë pasdite.