Futbollit nuk do të ishte aq i bukur sikur mos të ndodhnin befasitë. Burnley sot befasoi, duke luajtur baras (1:1) me liderin e Premier League, Chelsea.
Chelsea dështon në "Stamford Bridge" të Londrës, të cilën pak kush e ka pritur.
Në minutën e 33-të, Havertz kaloi në epërsi të kaltrit.
Kur dukej se Chelsea po shkon drejt fitores, ndodhi befasi e për këtë u përkujdes Vydra në minutën e 60-të.
Chelsea kryeson me 26 pikë pas 11 jave, ndërsa Burnley renditet në vend të 18-të me 8 pikë.