Barcelona ka barazuar me rezultat 3:3 ndaj Celta Vigos, në ndeshjen e javës së 13-të të Kampionatit të Spanjë.
Futbollistët e Barcelonës treguan lojë të madhe në 45 minutat e parë, por pjesa e dytë ishte kaptinë në vete, kur vendasit shënuan dy herë.
Futbollisti i Barcelonës, Fati, u lëndua në minutën e 48-të dhe u largua nga fusha.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/06/auto_AXRCGUFBN5GQHNRA6QWG2OUQSI1636218430.jpg)
Barcelona udhëhoqi me 0:3 duke iu falënderuar golave të lojtarëve Fati (5'), Busquets (18') e Depay (34').
Në pjesën e dytë, Celta tregoi një fytyrë tjetër dhe e vuri në presion ekipin katalunas me golat e Aspas (52') e Nolito (74'). Në minutë e 90+5, Nolito shënon golin e dytë të tij personal dhe barazon rezultatin 3:3..
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/06/850x636_9e205cd6da2ea5c8908f750f370fc87ao21636218411.jpg)
Pas 13 jave Barcelona zë vendin e 9 me 17 pikë, ka një takim me pak, ndërsa Celta mban pozitën e 14-të me 12 sosh.