Nuk ka dallim moshe e gjinie mes tifozëve, ata që duan sportin janë në shkallët e stadiumeve të futbollit.
Ajo që i jep bukuri stadiumit ”Bajram Aliu” në Skenderaj, gjithsesi është edhe tifozi me plis të bardhë, Ismet Salihu.
“Simboli i tifozëve të Drenicës.
Me shku në ndeshje në Skenderaj e mos me e pa bacën Ismet Salihu është e pamundur.
Një adhurues futbolli si ky meriton shumë respekt”, ka shkruar komentatori sportiv Naim Selmani në profilin e tij në facebook.