Roy Keane shkatërron Manchester United.
Nga studiot e Sky Sports UK, legjenda e United ka kritikuar ashpër Djajtë e Kuq pas humbjes 2-0 në derbin kundër Manchester City-t.
“Dukeshin si të dehur në kërkim të një sherri për nga mënyra si luanin dhe lëviznin. Ka qenë një humbje më e rëndë se ajo kundër Liverpool”, ka thënë Keane.
“Kanë qenë inferiorë ndaj City-t në gjithçka: djem kundër burrave, është e pabesueshme”.