​Milan-Inter, formacionet e mundshme të derbit më të madh lokal në botë

Futboll

​Milan-Inter, formacionet e mundshme të derbit më të madh lokal në botë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 10:03
​Milan-Inter

Kampionati italian i futbollit Serie-A sjellë sot derbin më të madh lokal në botë, atë ndërmjet Milanit dhe Interit.

Me fillim nga ora 20:45 në stadiumin "San Siro" trajneri Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi do të testojnë skuadrat e tyre për forcat dhe seriozitetin e tyre në luftën për titull.

Duke u renditur si e dyta në tabelë, Milani ka 31 pikë, shtatë më shumë se Interi në vendin e tretë dhe një fitore eventuale e "Rossonerëve" do t'i largonte dukshëm nga rivalët lokal në luftën për titull në këtë sezon.

Në këtë sfidë Interi vjen i kompletuar në organikën e lojtarëve, kurse Milani ka mungesa të mëdha si Maignan, Theo Hernandez dhe Castillejo.

Këto janë formacionet e mundshme:

Milan: (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic

Inter: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Martinez

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat