Edinson Cavani raportohet se po përgatitet të kthehet në Amerikën e Jugut verën e ardhshme, kur edhe i skadon kontrata me Manchester Unitedin.
Cavani doli të jetë një nënshkrim i suksesshëm nga ''Djajtë e Kuq'', pasi deri më tani ka shënuar 18 herë në 47 paraqitje për klubin, që nga transferimi në tetor të vitit të kaluar.
34-vjeçari fillimisht pritej të largohej nga Man United në fillim të këtij viti, por në fund nënshkroi një zgjatje të kontratës me 20 herë kampionët e Anglisë deri në qershorin e vitit 2022.
Sipas ''ESPN Brasil'', një numër i klubeve të Amerikës së Jugut po bëjnë lëvizje për uruguaianin, i cili dëshiron të jetë më afër vendit të tij.
Gjithashtu thuhet se edhe klubet braziliane, Corinthians dhe Flamengo, janë të interesuar për ish-sulmuesin e Napolit e PSG-së, duke mos u përjashtuar as klubi argjentinas, Boca Juniors.