Dëshiron të largohet nga Manchester City

Futboll

Dëshiron të largohet nga Manchester City

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:20
Dëshiron të largohet nga Manchester City

Raheem Sterling raportohet se dëshiron të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sterling është pjesë e Cityt që nga korriku i vitit 2015, duke regjistruar deri më tash 307 paraqitje në të gjitha garat.

26-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola dhe dy asistime për kampionët anglezë këtë sezon, teksa nuk po ka edhe shumë minuta në formacionin e Pep Guardiolas.

Barcelona vazhdon të jetë e lidhur me reprezentuesin anglez, me trajnerin e ri, Xavi, që thuhet se dëshiron ta sjellë atë në ''Camp Nou'' në fillim të vitit 2022.

Sipas ''Mundo Deportivo'', sulmuesi i krahut dëshiron të largohet nga City në janar, por ''Qytetarët'' thuhet se nuk do ta lejojnë edhe lehtë një gjë të tillë.

Gazeta spanjolle gjithashtu shkruan se Barcelona dëshiron që fillimisht Sterlingun ta marrë në formë huazimi në janar, duke e përfshirë opsionin e blerjes për afatin kalimtar të verës së ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat