Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci po shqetësojnë trajnerin e Italisë, Roberto Mancini.
Dy futbollistët, thelbësorë për Juventus-in e Massimiliano Allegri-t dhe Axurrët, kanë probleme fizike dhe kjo është konfirmuar edhe në ndeshjes e së shtunës që Juventus ka luajtur kundër Fiorentina-s, me dyshen e mbrojtjes që nuk ka zbritur në fushë.
Shqetësime fizike që mund të vënë në rrezik serioz praninë e tyre në s fidën më delikate pas Europianit për Italinë: përballja direkte me Zvicrën 12 nëntorin e ardhshëm që vlen vendin e parë në grupin kualifikues për Katar 2022.
Bonucci ka patur një shqetësim muskulor pak orë para ndeshjes me Fiorentina-n dhe ka qenë i detyruar të dorëzohet. Për sa i takon Chiellini-t, edhe ky ka patur në problem pk minuta para sfidës me skuadrën vjollcë.
Të dy do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së Mancini-t, por ka shumë mundësi që të mos jenë në fushë. Nëse kjo do të ndodhë, vendin e tyre do ta marrin Acerbi dhe Bastoni.