Ylli i Real Madrid, Eden Hazard, i është ofruar katër klubeve.
Sipas ESPN, të katër klubet kanë refuzuar mundësinë për ta marrë blegun, i cili ka shumë vështirësi në Madrid.
30-vjeçari nuk ka respektuar pritshmërinë që kishte për të në momentin e transferimit te Real nga Chelsea për 100 milionë euro dy vite më parë.
Një nga arsyet e dështimit të belgut kanë qenë dëmtimet e pësuara. Vetëm 5 gola në 53 ndeshje për ish-yllin e Stamford Bridge.
Skuadrat e tjera që e kanë injoruar Hazard kanë qenë Bayern Munich, PSG dhe Newcastle.