Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e hëna e 8 nëntorit grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022” ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në transfertë më 12 nëntor kundër anglezëve, me ndeshjen që do të luhet duke nisur nga ora 20:45 në stadiumin e “Wembley-t” ndërsa tre ditë më vonë, më 15 nëntor, Kombëtarja do të luajë ndaj Andorrës në stadiumin “Air Albania”.
Programi paraprak mediatik dhe stërvitor të Kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje:
E hënë, 8 nëntor
Konferencë për mediat e trajnerit Edoardo Reja, i cili do të flasë në nisje të grumbullimit për listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 12:00.
Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
E martë, 9 nëntor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:15.
Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 16:00.
E mërkurë, 10 nëntor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:15.
Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 16:00.
E enjte, 11 nëntor
Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në Angli
Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Anglinë, ORA 18:30.
E premte, 12 nëntor
Ndeshja kualifikuese Angli-Shqipëri, ora 20:45, në Wembley Stadium, Angli
E shtunë, 13 nëntor
Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
E diel, 14 nëntor
Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 15:30, në kompleksin “Tropikal” në Durrës
Shëtitje zyrtare përpara ndeshjes me Andorrës, në kompleksin “Tropikal” në Durrës,, ORA 16:00.
E hënë, 15 nëntor
Ndeshja kualifikuese Shqipëri-Andorra, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”,Shqipëri.