Nuk e befason Milani

Futboll

Nuk e befason Milani

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:28
Nuk e befason Milani

“Milani në vendin e parë nuk më befason sepse janë bërë një ekip i vërtetë: mund të jetë një vit i mirë për titullin”. Ky është investimi personal i Andrij Shevçenkos, i cili lavdëroi ishskuadrën e tij në intervistën e dhënë për “Tuttosport”.

“Kuqezinjtë vuajnë kur duhet vuajtur dhe kur ka për të luajtur, janë të bukur për t’u parë. Është një Milan dinamik, i cili sulmon mirë hapësirat dhe ka një ekuilibër të jashtëzakonshëm”, deklaroi ukrainasi. Në kuadër të derbit, një koment nuk mund të mungonte as për Interin, aq më tepër që Sheva është ai që u ka shënuar më tepër “kushërinjve” në përballjet direkte.

“Skuadra e Simone Inzagit shënon shumë dhe sulmuesit japin shumë siguri, duke filluar nga Xheko me Lautaron. Por nuk janë të vetmit: e keni parë se çfarë ndikimi ka Korrea kur vihet në dyshe. Interi është një skuadër konkrete”.

Si ish-bomber, tekniku aktual i Ukrainës komentoi edhe impaktin e Ibrahimoviçit te kuqezinjtë. Për Shevën, suedezi nuk përbën mister:

“Forca më e madhe e Ibrës është mendësia e tij. Ka supermotivim. Nëse trupi i tij e mbështet, ai mund të vazhdojë të luajë dhe të shënojë.

Ibra njeriu i derbit? Ose ai, ose ndoshta Zhiru, një tjetër sulmues i fortë dhe i vlefshëm, por është i gjithë Milani që më emocionon për përzierjen e eksperiencës dhe rinisë. Mendoj për Tonalin, Leaon dhe Diazin, për të cilët kam debulesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat