Marash Kumbulla e nis ditën e sotme për herë të parë si titullar me Romën në Serinë A nën drejtimin e Jose Mourinho.
Tekniku luzitan nuk i ka besuar shqiptarit në nivelin më të lartë të futbollit italian, teksa edhe në Europë në Conference League, nuk e ka lënë pa kritika mbrojtësin e kombëtares.
Gjithsesi, duket se vështirësitë kanë kaluar për 21-vjeçarin dhe në përballjen e sotme ndaj Venezias në transfertë, Mourinho e ka hedhur në fushë nga minuta e parë.
Një lajm i mirë ky edhe për trajnerin Edi Reja që mund ta ketë futbollistin në formën dhe moralin më të mirë për takimet kundër Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.