Do të startojë në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, sfida Kastrioti-Partizani, e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë Superiore.
Të dyja skuadrat ndodhen në dy vendet e fundit të tabelës ku duan që të dalin nga ky moment negativ.
Të kuqtë e Ilir Dajës duan me çdo kusht kthesën sot ndaj ekipit krutan duke shpresuar se do të arrihet te fitorja e parë në këtë edicion të Superiores.
FORMACIONET ZYRTARE –
KASTRIOTI – Sali; Neziri, Karakaçi, Rami, Prodani; Mëllugja, Ajazi, Onanuga, Husein, Basha, Greca. Trajner: Ramadan Ndreu.
PARTIZANI – Teqja; Mala, Belica, Sota, Musta; H. Marku, Rrapaj, A. Marku, Sembene; Kaçe, Zhunior. Trajner: Ilir Daja.