Sulmuesi i Konyasporti, Zymer Bytyqi është lënduar në ndeshjen ndaj Goztepes.
Bytyqi u lëndua ende pa përfunduar pjesa e parë dhe u detyrua ta linte fushën e lojës, ku në vend të tij u inkuadra Michalak.
Ai është pjesë e grumbullimit dhe në rast që lëndimi është më i rëndë, nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën , shkruan Insporti.
Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje, atë ndaj Greqisë, me datë 14 nëntor dhe miqësoren ndaj Jordanisë.