Është mbyllur 1-2 pjesa e parë mes Venezia-s dhe Roma-s, e vlefshme për javën e 12-të të Serisë A.
Tri minuta i kanë mjaftuar Venezia-s për të gjetur golin e avantazhit kundër ekipit të Jose Mourinho-s.
Ka qenë Mattia Caldara, mbrojtësi i huazuar nga Milan-i, që ka shënuar për vendasit.
Roma ka fituar një penallti pak minuta më mbrapa, por VAR e ka anuluar për shkak të një pozicioni jashtë loje milimetrik të Pellegrini-t.
Në minutë e 28-të, Roma ka shkuar shumë afër golit me Abraham, i cili ka goditur shtyllën.