Gjatë një interviste të dhënë për BeIN Sports, Andres Iniesta ka folur për kalimin e Xavi-t në drejtim të Barcelona-s:
“Do të përshtatet menjëherë, kjo është e sigurt. Jo vetëm sepse e njeh klubin, por edhe sepse është i përgatitur për këtë.
Kjo është gjëja më e rëndësishme. Mendoj se është i përgatitur për t’i bërë ballë kësaj sfide”, ka thënë Iniesta.
“Fillimisht i uroj fat të mbarë dhe nuk kam dyshime se gjithçka do të shkojë mirë sepse është i përgatitur për një moment të tillë”.