Sulmuesi shqiptar, shpërthen me dy gola te Konyaspori

Futboll

Sulmuesi shqiptar, shpërthen me dy gola te Konyaspori

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:57
Sulmuesi shqiptar, shpërthen me dy gola te Konyaspori

Sokol Cikalleshi është në formë fantastike dhe ka arritur që të shënojë dy gola para ndeshjes së Kombëtares.

Sulmuesi ishte heroi i skuadrës së tij në takimin kundër Goztepes, duke përmbyllur gjithçka pas pasimeve fantastike të Serdar Guler.

Pas kësaj fitore të arritur, Konyaspor ngjitet në vendin e tretë të renditjes duke lënë pas emra gjigand të futbollit turk si Beshiktash, Galatasarai dhe Fenerbace.

Ndërkohë nga krahu tjetër, këto realizime rrisin moralin e Cikalleshit për ndeshjet e Kombëtares.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat