Gjilani del i pamposhtur përkundër se ishte 33 minuta pa një lojtar me pak.
Gjilani barazon me rezultat 1:1 me Prishtinën, në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshje e fortë deri në fund, që me pak fat do të fitonte Gjilani.
Në minutën e 10-të, Otto John i Prishtinës, doli vetëm me portier por nuk shënoi.
Kampioni në fuqi, Prishtina, kaloi në epërsi me rezultat 1:0 me golin e Mendurim Hotit në minutën e 30-të.
Edhe gjilanasit patën mundësi ideale në minutën e 36-të, Torassa godet bukur por shtylla ia mohon golin.
Në minutën e 57-të, Muhamed Useinin i Gjilanit, u përjashtua me karton të kuq pas një startit të ashpër ndaj Oto John.
Në minutën e 67-të, Mici i Prishtinës shkakton penallti. Gerhard Progni u tregua i saktë nga penalltia, 1:1. Në edicioni e sivjetshëm Progni deri me tash ka shënuar 9 gola, pesë nga penalltia.
Ballkani kryeson me 34 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 22, Dritën 22, Drenicën 21, Llapin 18 pikë, Prishtinën 17 pikë etj.
BKT Superliga e Kosovës
Ballkani - Drita 2:0
Drenica - Ulpiana 0:1
Malisheva - Llapi 0:1
Gjilani - Prishtina 1:1
Dukagjini - Feronikeli 1:0
Tabela
1. Ballkani 13 6 6 1 17:9 24
2. Gjilani 13 5 7 1 16:11 22
3. Drita 13 6 4 3 13:9 22
4. Drenica 13 6 2 5 17:13 20
5. Llapi 13 5 3 5 16:15 18
6. Prishtina 13 4 5 4 15:13 17
7. Ulpiana 13 4 4 5 14:21 16
8. Dukagjini 13 3 5 5 10:12 14
9. Malisheva 13 3 3 7 11:13 12
10. Feronikeli 13 3 1 9 5:18 10
Në javën e 14-të do të takohen: Ulpiana - Gjilani, Feronikeli - Malisheva, Prishtina - Dukagjini, Drita - Drenica, Llapi - Ballkani.