Ndeshje për infarkt mes Venezia-s dhe Romës, në kuadër të javës së 12-të në Serie A në futboll.
Roma e Jose Mourinhos pëson humbje me rezultat 3:2 nga Venezia.
Ndeshja dramatike deri në fund, me kthesa në rezultat: 1:0, 1:2, 3:2.
Për Venezia-n shënuan Caldara (3'), Aramu (65'), Okereke (75’) dhe për Romën Shomurodov (43') e Abraham (45+2).
Shqiptari Marash Kumbulla u paraqit standard për Romën, i cili u zëvendësua në minutën e 66-të.
Roma renditet në pozitën e pestë me 19 pikë e Venezia e 14-ta me 12 sosh.
Romakët ngecin larg kreut të tabelës, Napolit dhe MIlanit, secila ka nga 31 pikë.