Dukagjini nga Klina arkëton tre pikë domethënëse në përballje me Feronikelin nga Drenasi.
Skuadra nga Klina ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj “Niklit”, në sfidën që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Në minutën e 75-të, Bujar Shabani godet nga rreth 20 metra duke shënuar eurogol në këndin e epërm të rivalit.
Gol që vulosi fituesin, tre pikë të mëdha për klinasit, që iu duheshin sikur buka.
Feronikeli vazhdon me rezultate të dobëta duke u ngujuar në fund të renditjes me 10 pikë.
Pas javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës, Dukagjini është në vend të tetë me 14 pikë.