Ole Gunnar Solskjaer qëndron në stolin e Manchester United prej marsit të vitit 2019.
Norvegjezi nuk ia ka dalë të forcojë pozitat dhe gjithmonë flitet për shkarkimin e tij.
Rezultatet e paqëndrueshme dhe negative, sidomos humbjet shtëpiake me Liverpool (0-5) dhe Manchester City (0-2) kanë sjellë zemërimin e tifozëve, të cilët duan një tjetër emër në bankinë.
Një ndër trajnerët që përfliten për të marrë drejtimin e klubit të famshëm është edhe Ralf Rangnick. SportBild shkruan se drejtuesit e “Djajve të Kuq” pëlqejnë shumë “profesorin” gjerman.
Ky i fundit është entuziast në lidhje me idenë që mund të punojë me lojtarë të talentuar, të cilët janë me shumicë te Manchester United..