Ferizaj është lider i ri në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.
Futbollistët e Ferizajt treguan angazhim e lojë më të mirë, duke e mundur me rezultat 3:1 Fushë Kosovën, në ndeshjen e javës së 12-të.
Kjo është fitorja e shtatë rresht për djelmoshat e Arbnor Morinës.
Ferizaj merr kreun me 23 pikë, duke e lënë Vushtrrinë në pozitën e dytë me 22 dhe Fushë Kosova është në të 8-tin me 11 sosh.
"Ka përfunduar ndeshja, skuadra jonë ka arritur fitorën e 7-të rresht duke e mposhtur Fushë Kosoven me rezultat 3:1 me golat e Albion Kurtaj 1, Kenan Orana 1 dhe Ramush Ramadani 1.
Me këtë fitore jemi kryesues të ligës së parë.
E falenderojm publikon tonë Ujqit që ishin lojtar i 12-të i skuadrës tonë", njofton FC Ferizaj.
Në sfidën e ardhshme, Ferizaj luan në Vushtrri e Fushë Kosova e pret Ramiz Sadikun.
Rezultatet
Kika - Arbëria 1:2
Ferizaj – F. Kosova. 3:1
Vllaznia – R. Sadiku 0:4
2 Korriku - Vushtrria 1:1
Vitia – Flamurtari 0:1