Sot u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.
Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë u takuan skuadra e Dukagjinit me atë të Feronikelit, ndeshje që e fituan vendasit.
Pas humbjes ka folur trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani, i cili tha se disfatën e pestë rresht nuk e kishte pritur.
“U munduam të jemi të koncentruar në mbrojtje por nga një goditje nga larg humbëm lojën. Pesë disfata nuk i kemi pritur, por mendoj që ngadalë do të koncentrohemi për lojë dhe të shohim se çka mund të bëjmë” – tha Elshani pas ndeshje, shkruan Insporti.
Feronikeli pozicionohet në pozitën e fundit me dhjetë pikë.