Gjilani dhe Prishtina zhvilluan derbin në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Pas ndeshjes ka folur trajneri ismet Munishi, i cili nuk ishte i kënaqur me vendimin e gjyqtarit, Dardan Çaka për përjashtimin e Useinit, por qe i kënaqur me rezultatin.
“Jam i kënaqur me rezultatin.
Nuk besoj që ajo ndërhyrje ka qenë për karton të kuq, ky është kartoni i tretë që po e marrim prej Dardanit” – tha Munishi.