Andriy Shevchenko është trajneri i ri i Genoa-s.
Klubi kuqeblu e ka dhënë lajmin në profilin e tij në tëitter dhe më një komunikatë në faqen zyrtare.
Ukrainasi, ish-yll i Milan-it, do të marrë vendin e Davide Ballardini-t, i shkarkuar pas barazimit me Empoli-n, që e ka lënë skuadrën në vendin e tretë nga fundi.
Sheva ka nënshkruar deri në 2024-ën.
“Do ta nisim këtë aventurë të re bashkë për ta kthyer Genoa-n në nivelet e historisë së klubit”.