Partizani më në fund merr frymë i qetë

Futboll

Partizani më në fund merr frymë i qetë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:55
Partizani më në fund merr frymë i qetë

Partizani ka siguruar sot fitoren e parë të këtij kampionati, duke mundur në Kamzë Kastriotin me shifrat 2-0 në atë që ishte takimi i drejtpërdrejtë për fundin e tabelës së klasifikimit.

Të kuqtë vinin si rrallëherë në ndeshjen e javës së 8 pa asnjë fitore dhe ndanin vendin e fundit pikërisht me Kastriotin.

Golat e Mustës dhe Rrapajt i dhanë suksesin Partizanit, por në një ndeshje ku vuajti shumë me vendasit që kontrolluan sidomos pjesën e dytë duke mbyllur ekipin e Dajës në portën e vet për shumë minuta.

Megjithatë në fund janë pikët ata që kanë rëndësi dhe me ato 3 të siguruara, Partizani ka më shumë frymëmarrje në javët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat