Derbi i sotëm mes Evertonit dhe Tottenhamit ka mbaruar pa fitues, në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.
Dy skuadrat angleze zhvilluan ndeshje të mirë, por që u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.
Vendasit ishin më të rrezikshëm para portës, por që posedimin e kishte skuadra e Antonio Conte.
Everton fitoi një penallti, pasi Richarlison u pengua nga Hugo Lloris, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, nuk u akordua.
Me këtë barazim, Tottenhami zë pozitën e nëntë me 16 pikë, derisa Evertoni renditët në vendin e 11-të me 15 sosh.