Me Tiranën 11 pikë para në krye të renditjes, sfida ndaj Egnatias kthehet në vendimtare për Vlalzninë, që duhet të fitojë patjetër për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion.
E di mjaft mirë këtë edhe trajneri Thomas Brdaric, që pas dy humbjeve radhazi, ka deklaruar se skuadra duhet të reagojë në kohën e duhur.
Me çfarë objektivi shkoni nesër ndaj Egnatias?
Synimi jonë në çdo ndeshje është të marrim rezultat pozitiv dhe për këtë gjë duhet të jesh gjithmonë i përqendruar. I marrim seriozisht çdo kundërshtar, do të përballemi nesër me Egnatia dhe do të jetë një sfidë mjaft e mirë.
Kampionat i çuditshëm për Vllazninë…
Prandaj ne duhet të jemi në një ditë të mirë nesër dhe të shkojmë përtej limitive, dhe çdo kush duhet ta dijë se nesër është një ndeshje e rëndësishme.