Atletico Madridi kthehet me një pikë nga stadiumi "Mestalla".
Madridasit barazojnë me rezultat 3:3 ndaj Valencisë, në takimin e javës së 13-të të Kampionatit të Spanjës.
Futbollistët Suarez (35'), Gruezmann (58') e Vrshajlko (62') shënuan për Atleticon dhe Saviq (50'-autogol) e Duro (90+2' e 90+6') për Valencinë.
Griezmann shënon nga rreth 20 metra në minutën e 58-të.
Reali kryeson me 27 pikë, pasojnë Sociedad 25, Sevilla 24, Atletico 23, Betis 21, Vallecano 20, Osasuna 19, Athletic Bilbao 18, Barcelona 17, Valencia 17, Espanyol 17 pikë etj.