Në kuadër të javës së 12-të të Kampionatit spanjoll La Liga, të dielën janë ballafaquar Valencia dhe Atletico Madridi në stadiumin “Mestaja”.
Gjashtë gola u realizuan në këtë ndeshje me Valencian që e siguroi barazimin 3-3 në minutën e gjashtë të lojës shtesë.
Luis Suarez i dha epërsinë Atletico Madridit në minutën e 35’, pastaj Savic shënoi autogol për të vendosur baraspeshën 1-1.
Skuadra e Simeones reagoi shpejtë dhe shënoi dy gola brenda katër minutave përmes Griezmann në minutën e 58’ dhe Vrsaljkos në minutën e 62’.
Kur po mendohej se “Los Cholchoneros” do të marrin tri pikë, Duro i Valencias shënoi dy gola në minutat shtesë dhe ia siguroi një pikë skuadrës së tij.
Atletico Madridi është në vendin e katërt pas 12 ndeshjeve me 23 pikë, kurse Valencia renditet në vendin e 10-të me 17 pikë.