West Ham ka treguar zemër të madhe në përballje me Liverpoolin, duke shënuar fitore të madhe me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së 11-të të Premier League në futboll.
West Ham tregoi edhe një herë se rezultatet e deritashme nuk janë të rastësishme në Premier League.
Në minutën e 4-të, portieri Alisson shënoi autogol për 0:1.
Liverpooli vazhdimisht sulmonte dhe barazon rezultatin në minutën e 41-të.
Futbollisti Salah asiston e Alexander-Arnold realizon për 1:1.
Në pjesën e dytë, West Ham mbrohej për mrekulli por edhe shënon në minutën e 67-të përmes futbollistit Fornals.
Kur pritej reagimi i “Reds-ave”, që të barazojnë, pësojnë edhe golin tjetër. Zouma shënon në minutën e 74-të duke i dhënë qetësinë ekipit në stadiumin “Olympic”.
Në minutën e 83-të, Origi ngushton humbjen në 3:2.
West Ham ngritët në vend të tretë me 23 pikë, ka një pikë më shumë se Liverpooli që gjendet një vend më poshtë.