Lautaro Martinez e pati mundësinë të shënonte për 2:1 për zikaltrit në minutën e 27-të, por dështoi nga pika e bardhë.
Milani e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Interit, në derbin Della Madonnina që po zhvillohet momentalisht në San Siro.
Stefan de Vrij shënoi në portën e vet duke e kthyer Milanin në lojë në minutën e 17-të.
Mesfushori turk e fitoi vetë penalltinë dhe festoi pasi shënoi, pavarësisht se kishte luajtur për Milanin katër vjet, para se t’i bashkohej Interit në verë.