Milan - Inter, derbi i rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, nuk ka fitues, 1:1.
Skuadra të një qyteti e që luajnë në një stadium, luftuan deri në frymën e fundit, por nuk arritën asnjëra që të dalin me tre pikë.
Dy penallti, një e parealizuar, një autogol, ishte bukuri e këtij derbi të madh në qytetin e modës.
Në minutën e 11-të, Calhanoglu ishte i saktë nga penalltia, 0:1 për kampionin në fuqi.
Nuk vonoi as 6 minuta, shpërthen stadiumi në festë, nga tifozët e Milanit.
Futbollisti i Interit, de Vrij, duke tentuar të shmang rrezikun, shënon me kokë autogol, 1:1.
Lautaro Martinez e pati mundësinë të shënonte për 2:1 për zikaltrit në minutën e 27-të, por dështoi nga penalltia.
Portieri Ciprian Tatarusano e priti penalltinë e sulmuesit argjentinas.
Ndeshje e fortë, por sulmuesit nuk u treguan të vyeshëm që të shënojnë në minutat vijues.
Pas javës së 12-të në Serie A, Napoli kryeson me 32 pikë, sa ka edhe Milani në pozitën, dy skuadra të pamposhtura, me 12 fitore e 2 barazime dhe Interi zë vendin e tretë me 25 sosh.