Lojtari i merr kapelën trajnerit dhe feston para syve të tij!
Këlni ka barazuar në minutat e fundit ditën e sotme kundër Unionit të Berlinit. Modeste ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 7 dhe po ai që e mbylli në të 86-n.
Por përpos dy golave të shënuar, futbollisti i Këlnit mori vëmendjen kryesore për mënyrën se si zgjidhi të festonte barazimin.
Në momentin e golit të dytë Modeste shpërthen menjëherë në festë së bashku me stafin e skuadrës së tij.
Lojtari në fjalë i ka marrë kapelen trajnerit Baumgart dhe feston përpara tij.
Një shpërthim emocional tërësisht i përligjur..