Chelsea shpreson të rikthejë mesfushorin Saul Niguez te Ateltico Madrid gjatë afatit kalimtar dimëror.
26-vjeçari ka dështuar të gjejë vendin në “Stamford Bridge”, duke pasur 45 minuta të tmerrshëm në debutim kundër Aston Villas.
Shkaku i formës së dobët, “Blutë” planifikojnë të mbyllin para kohe huazimin e spanjollit pas pushimit internacional.
Sidoqoftë, sipas Marca, raportohet se trajneri Thomas Tuchel nuk e ka përfshirë Saulin në planet afatgjatë.
Gjithsesi, Atletico nuk do e pranojë rikthimin e hershëm të Saul, ngase me largimin e mesfushorit nënshkruan me sulmuesin Antoine Griezmann nga Barcelona.
Saul ka zhvilluar vetëm pesë takime në të gjitha garat këtë sezon dhe marrëveshja me Atleticon i skadon në vitin 2026.