Mesfushori Philippe Coutinho nuk është duke kaluar mirë te Barcelona.
Sipas Esport3, tani kanë nisur problemet e brazilianit edhe në dhomën e zhveshjes, ku problemi kryesor thuhet se është qëndrimi.
Te Barcelona, kanë nisur që të lodhen me sjelljet e Coutinhos, në stërvitje e disa herë edhe në ndeshje.
Shembulli i fundit ishte ndeshja Celta – Barcelona. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Ansu Fati lëndohet dhe trajneri Sergi Barjuan i kërkon Coutinhos të fillojë nxehjen.
Braziliani vazhdon vetëm të ecë, pa dëshirë, ashtu siç vërëhet në kamera. Por, nuk është vetëm qëndrimi, thuhet se braziliani tha “Nuk është e nevojshme tani, pushimi po vjen”.
Kur mbaroi ndeshja, disa nga futbollistët kryesorë e qortuan qëndrimin dhe fjalët e Coutinhos. Përveç kësaj, nuk ishte hera e parë që një nga futbollistët më me përvojë në skuadër i jepte një alarm Coutinhos, i cili nuk zhvilloi asnjë minutë pas sjelljes joprofesionale, ku qëndroi në stol për pjesën e mbetur të lojës.