Denis Zakaria do të jetë protagonist në sfidën Itali-Zvicër, por edhe në merkato.
Mesfushori i Borusia Mynshengladbahut është pranë skadimit të kontratës (në qershor) dhe Roma e mendon atë si një përforcim për janarin.
Sipas “Tuttosport”, edhe Juventusi është gjithashtu i interesuar për 24-vjeçarin. Ai mund të jetë një alternativë për Uitsellin.
Ndërkohë, mësohet se rrugët e Juventusit dhe Aaron Remzi janë të destinuara të ndahen së shpejti. Klubi bardhezi po planifikon të ndërpresë kontratën e mesfushorit uellsian, e cila skadon në vitin 2023, dhe ta lërë të lirë në janar. Megjithatë, përfaqësuesit e tij mund të kërkojnë një pagesë të pasur largimi.