Lorenzo Insigne mund të largohet nga Napoli. Sulmuesi italian nuk e ka vazhduar ende kontratën me klubin aktual.
Futbollisti ka nisur bisedimet me klubin, por ka kërkuar pagë më të lartë për të mbetur te Napoli.
Së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e Insignes ka hyrë Interi.
Madje drejtuesit e klubit zikaltër janë të gatshëm t’i ofrojnë rreth gjashtë milionë euro në vit për ta bindur të transferohet.
30-vjeçari këtë sezon në 14 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime.