Ricoli e rinis nga Ukraina

Futboll

Ricoli e rinis nga Ukraina

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:46
Ricoli e rinis nga Ukraina

Ish-arbitri italian i FIFA-s, Nikola Ricoli e rinis nga Ukraina.

Prej katër vitesh në krye të shoqatës së arbitrave të Serisë A, tani më 50-vjeçari është bërë shefi i ri i sektorit të arbitrave në Ukrainë për një projekt për përmirësimin, organizimin dhe përgatitjen e gjyqtarëve të kombëtares.

Në fakt, roli është ai i shefit të “UAF” për zbatimin dhe rritjen e arbitrave dhe VAR-it në Ukrainë.

Para kampionatit të fundit, Ricoli i’a kishte lënë Xhanluka Rokit pozicionin e drejtuesit të arbitrave në Serinë A italiane.

Tani, falë propozimit të Federatës së Ukrainës, ai mund të vërë sërish në dispozicion përvojën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat