Pogba largohet nga grumbullimi i Francës!
Paul Pogba nuk ka asnjë shans për t’u rikuperuar në kohë për dy ndeshjet e radhës të Francës për eliminatoret e Botërorit Katar 2022 dhe është larguar menjëherë nga grumbullimi i gjelave për të vazhduar me fazën e rikuperimit në kofshën e dëmtuar te klubi i tij Manchester United.
Didier Deschamps e ka zëvendësuar menjëherë Paul Pogba me mesfushorin e Romës Jordan Veretout.
Ai po bën mirë me verdhekuqtë dhe do të jetë pjesë e gjelave në grumbullimin e radhës.
Nëse triumfon ndaj Kazakistanit më 13 nëntor, Franca do të sigurojë kualifikimin direkt në Botëror.