Skena të çmendurisë së zakonshme në një klub nate të Bologna. Një futbollist 19-vjeçar, i cili luan me të rinjtë e Bologna, u sulmua dhe u rrah nga një grup prej pesë djemsh natën midis së shtunës dhe të dielës, përballë “Numa”, një klub nate në “Via Maserati”, në periferi të qytetit emilian.
Lajmi bëhet i ditur nga “Il Resto del Carlino”. Sipas asaj që u konstatua nga policia, futbollisti i ri, që po kalonte një mbrëmje me shokë dhe shoqe, ka denoncuar te sigurimi i klubit sjelljen ngacmuese të pesë të rinjve me origjinë nga Mahgreb-i, të cilët ndodheshin jo shumë larg.
19-vjeçar u detyrua të thërriste sigurinë, pasi pesë djemtë hodhën akull në tryezën e tij. Kur futbollisti po largohej nga klubi i vetëm, teksa nëna e tij do ta merrte me makinë, grupi hyri në aksion dhe e sulmoi fizikisht, duke e detyruar të përfundonte në spital. Atje u operua për rindërtimin e nofullës së thyer nga dhuna.
Në vendngjarje kanë mbërritur agjentët policorë dhe të Mjekësisë Ligjore për të kryer hetimet, zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.