Denis Zakaria vijon të impresionojë në fushë me Borussia M’Gladbach.
Mesfushori zviceran po bën mirë dhe është në fund të kontratës me klubin gjerman çka e bën akoma më të kërkuar lojtarin nga klubet e mëdha.
Krahas Romës që e kërkon me insistim prej Mourinhos, tani në garë janë futur edhe Juventusi me Atletico Madrid.
Mesfushori ka aq shumë kërkesa sa duhet të zgjedh në janar se ku do të transferohet për sezonin e ardhshëm pa asnjë kosto për klubin e ri.