Situata te Lyoni nuk është e qetë.
Humbja me Rennes në ndeshjen e fundit në kampionat duket se ka shqetësuar drejtuesit për rezultatet dhe formën që po tregon skuadra.
Presidenti Aulas ka shpenzuar në merkato duke afruar emra të rëndësishëm por për “L’Equipe”, trajneri Peter Bosz është në konfuzion.
Në mungesë të lojës dhe rezultateve në sfidat e ardhshme, nuk përjashtohet shkarkimi i tij.