Mesfushori i Man. United, Paul Pogba pësoi lëndim derisa ishte në stërvitje te Kombëtarja e Francës. Mediat franceze kanë dhënë disa detaje për lëndimin e mesfushorit, që do jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.
“RMC Sport”, raporton se Pogba pritet të mungojë ndërmjet 8-10 javë shkaku i lëndimit, që e pësoi derisa bënte një gjuajtje.
Pogba do rikthehet në Manchester që të vazhdojë me trajtimin, derisa nuk pritet të rikthehet brenda vitit 2021.
Në këtë edicion, në të gjitha garat, mesfushori zhvilloi 13 ndeshje, ku regjistroi shtatë asistime.