Samir Ujkani flet në konferencë për media para ndeshjes me Jordaninë
Kombëtarja e Kosovës sot përfundon stërvitjet para ndeshjes miqësore me Jordaninë, shkruan Insporti. Para miqsorës së nesërme, trajneri i përkohshëm Primoz Gliha së bashku me Samir Ujkanin po mbajnë konferencë për media.
Para ndeshjes, gardiani i portës së Kosovës theksoi se në ekipin e Kombëtares duhet të kthehet pozitiviteti.
“Secili lojtarë që vjen duhet me kanë gati me bo maskimumin, duhet me u kthy pozitiviteti. Kemi humbë ndeshjet kohët e fundit, duhet me punu sa ma shumë dhe me u përgatitë sa ma shumë” – tha Ujkani.
Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje, atë ndaj Greqisë, me datë 14 nëntor.