Ish lojtari i akademisë së Manchester Cityt, Xheremi Uisten u nda nga jeta për shkak se vrau veten.
1 vit pas ndarjes nga jeta të djaloshit, ekspertiza mjekësore ka nxjerrë shkakun që e shtyu atë të ndërmarrë këtë vendim.
18 vjeçari u bë pjesë e ‘Qytetarëve’ kur ishte 13 vjeç dhe shikohej si një yll i së ardhmes. Megjithatë ëndrra përfundoi sepse në 2018 ai dëmtoi ligamentin dhe klubi nuk i rinovoi kontratën.
Sipas mediave angleze ky ishte pikërisht shkaku që çoi djaloshin në vetvrasje.
Xheremi kishte rënë në depresion përshkak të mos rinovimit të kontratës, ndërkohë që shokët e tij vazhdonin të stërviteshin me klubin.
Babai i tij tha se Xheremi nuk mori trajtimin e duhur nga Manchester City.
“Ai mendonte që klubi nuk po e suportonte për të gjetur një skuadër të re”.
Zoti Uisten tha se klubi i kishte premtuar që do ta aktivizonte në disa ndeshje, me qëllim që të binte në sy të zbuluesve, por kjo gjë nuk ndodhi.